Ndër pyetjet e ngritura në rrjetet sociale është edhe ajo që lidhet me këpucët dhe mundësinë që ekziston për të çuar koronavirusin përmes tyre në shtëpi.
Pyetjes i është përgjigjur një ekspert italian, Silvio Brusaferro, nga ISS. “Teorikisht, koronavirusi mbijeton disa orë, madje edhe disa ditë mbi materiale dhe ambalazhe ushqimesh, me kushtin që këto të jenë “tërësisht të mbrojtura” dhe “të paekspozuara ndaj operacioneve të pastrimit” apo “fenomeneve natyrore si dielli dhe shiu”.
Mundësia për ta marrë infeksionin Covid-19 nëpërmjet kontaktit me materiale të kontaminuara është e shumë e vogël. Kjo vlen edhe për këpucët.