Ka mbi dhjetë vjet që “Sex and the City” ka shfaqur serinë e tij të fundit e megjithatë fansat e filmit apo personazheve të tij vazhdojnë ta përmendin ende, madje ta kërkojnë.
Çka na bëri t’i kemi përzemër Carrie Bradshaë, Miranda Hobbes, Charlotte York dhe Samantha Jones ishte ndershmëria dhe sinqeriteti i qasjes së tyre në temat që ishin tabu të kohës.
Mirëpo vetë aktoret që dukeshin aq mirë në serialin “Seksi dhe Qyteti” në jetën reale kurrë nuk kanë pasur një raport miqësor të afërt.
Carrie, Miranda, Charlotte dhe Samantha nuk kanë qenë kurrë mike. Miqësia e pandashme e katër grave ishte e gjitha një trillim. Një shoqëri që dukej aq perfekt në ekran, në realitet nuk kishte asnjë gjurmë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë aktoret.
Nga shtatori i vitit 2017 e këtej, që kur u përfol për mundësinë e një seriali të tretë të filmit, Sarah Jessica Parker (Carrie) dhe Kim Cattrall (Samanta) kanë filluar një luftë të vërtetë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Vetë Kim Cattral ka thënë në një intervistë: “Ne nuk kemi qenë mike kurrë. Kolege po, dhe u morëm vesh mirë, por mike kurrë”.