Politika Rudina Hajdari: Çfarë më çudit nga vrasja e babait

Rudina Hajdari: Çfarë më çudit nga vrasja e babait

Rudina Hajdari u shpreh dje në emisionin “Opinion” se vrasja e babait të saj sa i përket personit që ka kryer ekzekutimin është zbardhur, por nuk kupton se cilët janë njerëzit që kanë dashur që Azem Hajdari të vritej.

Ajo tregoi se gjatë takimeve që ka pasur me njerëz të ndryshëm i kanë bërë përshtypje njerëzit që ai ka takuar dhe ka prekur nga afër.

A e konsideroni vrasjen e babait tuaj një çështje të mbyllur dhe mendoni që fajtorët janë dënuar përfundimisht?

Ajo që di unë dhe kuptohet që kemi shpenzuar goxha kohë, ajo që di unë dhe ndjej unë si vajza e tij sidomos këto tre vitet e fundit kur unë kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë është që më bën përshtypje që në çdo qytet ka takuar njerëz dhe i ka prekur nga afër.

Ishte një person që bënte dy mitingje në ditë.

Ka takuar çdo lloj njeriu dhe u ka bërë ndere të ndryshme. U ka përkushtuar kohë dhe i ka prekur këta njerëz nga afër. Padyshim që ne e dimë ngjarjen dhe kush e tërhoqi këmbëzën. Me çudit fakti që ky njeri kaq i dashur nga qytetarët, ka qenë njeriu i njerëzve, si ka mundësi, kush ka qenë ai person apo njerëz që e kanë dashur këtë ngjarje. Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje.

Dhe cila është përgjigja juaj?

Ajo që di unë është që dihet padyshim dhe drejtësia e ka shpallur se kush e ka tërhequr këmbëzën, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë kur Azem Hajdari ka qenë njeriu i shqiptarëve dhe pse ai është sulmuar herë pas here.