Kryesore A ishte e sinqertë ftesa e Vuçiç për Kosovën? Rama: Ja si...

A ishte e sinqertë ftesa e Vuçiç për Kosovën? Rama: Ja si testohet

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët pas konferencës së përbashkët me Aleksandër Vuçiç për sinqeritetin e Presidentit të Serbisë kur ftoi Kosovën të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.

Sipas Ramës, sinqeriteti i kësaj deklarate do të testohej vetëm nëse Kosova do të bëhej pjesë e Ballkanit të Hapur, nëse më pas do të kishte apo jo pengesa nga Serbia.

“Sinqeriteti i të gjitha deklaratave të liderëve apo politikanëve testohet në provën e realitetit. Sot, Vuçiç më hapur se asnjëherë tjetër e tha se e mirëpret Kosovën njësoj si edhe dy vendet e tjera në këtë nismë. Kjo deklaratë testohet nëse Kosova vjen dhe nëse do të ketë apo jo pengesë. Kjo nismë ka qenë një domosdoshmëri kohë më parë sesa të publikohej.

Unë jam shumë dakord që Serbia duhet të kërkojë falje, por ky është kapaku që mbyllet me njohje reciproke. Unë them që falja vjen në fund, jo në fillim. Kërkesa e faljes së Gjermanisë ka ardhur në 1969 dhe deri atëherë Franca dhe Gjermania kanë bërë gjithçka, siç po ndodh me Ballkanin e Hapur”, tha Rama.