Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një prej lajmeve më të komentuara në javët e fundit. Vetë dy ditë më parë në deklarata të ndryshme ata njoftuan se kishin nisur zyrtarisht dhe procedurat e divorcit, ndërsa princi ka nisur një marrëdhënie të re, me fotografen Blerta Celibashi.
Ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, në një intervistë për Vizion Plus ka dhënë më shumë detaje nga ndarja e çiftit, duke theksuar se ftohja mes tyre kishte nisur shumë kohë më parë. Sipas Telit, ndryshe nga sa është përfolur në media, nuk ka qenë tradhtia e Princit ajo që ka çuar në ndarje.
Teli: Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zaharia ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur.
Si qëndron e vërteta?
Teli: Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që u përpoqën të bënin të mundur funksionimin e martesës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.
Princi dhe princesha gjatë kësaj kohe kanë patur agjenda të ndara?
Teli: Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrëdhënie të marrë fund.