Bota Dashuria mes mafiozit Vangelis Zampounis dhe Katerina Bella Mafia: Historia fatale që...

Dashuria mes mafiozit Vangelis Zampounis dhe Katerina Bella Mafia: Historia fatale që përfundoi me plumba

Cikli i gjakut mes mafias greke që është hapur që në vitin 2016 shënoi Vangelis Zampounis si viktimën më të fundit.

Ekzekutimi i kryemafiozit grek me gati 100 plumba erdhi si kujtim se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë, shkruan Protothema.

Në ecurinë  e turbullt të jetës së errët të Vangelis Zampounis, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”.

“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas vitit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”, shkruan Protothema.

Dashuria me kumbarin

Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet. Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri të duke vendosur të, duke vendosur që ta mbante larg nga bota e mafias për t’iu larguar situatave të vështira, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Ai madje përfshiu dhe të dashurën në botën e errët të mafias greke.

Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.

Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka.

Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas nga saj ndodhi dhe atentati i parë.

Në vitin 2011, dy burra me kokore e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.

Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur Katerina ishte vetëm 26 vjeçe.

Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e saj, e cila tani është 12 vjeçe.

Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.

Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke.

Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.

Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja simpatike me flokë të zeza po kthehej me Mercedesin e saj në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia. Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.

Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov. Me një breshëri kallashnikovi “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.

Tre muaj më parë, në një postim në Instagram  ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.

Pas Katerinës radha për eliminim ishte e kryemafiozit greg, Zampounis. Ai i shpëton një atentati në Pire në vitin 2018, vetëm sepse kallashnikovi i atentatorëve bllokohet. Në këtë atentat ai shpëtoi vetëm me një plagë në këmbë.

Pothuajse katër vjet më vonë, Zampounis, i cili zakonisht udhëtonte me eskortë, teksa ishte i veshur një jelek antiplumb, thuhet se mori garanci se nuk ishte më në rrezik.

Si lider i mafies greke, ai mund të ketë besuar se problemet ishin mbyllur, dukë bërë që të hiqte eskortën dhe të lëvizte vetëm me mjete të blinduara. Kjo bëri që kundërshtarët ta godisnin kur uli vigjilencën duke e ekzekutuar me më shumë se 100 plumba në një atentat në orët e para të së dielës.

Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.

Vetëm brenda 30 sekondash një makinë i është afruar nga e cila kanë zbritur dy persona të armatosur. Njëri prej tyre është afruar menjëherë në xhamin e shoferit dhe ka zbrazur karikatorin e parë të kallashnikovit.

Më pas ai është tërhequr ka ndërruar karikator dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri. Në një moment për t’u siguruar që objektivi kishte ndërruar jetë, ai hap derën e makinës dhe e qëllon sërish.