Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se i kanë ardhur informacione nga persona në SHBA dhe në Tiranë se në procesin “non grata” ndaj tij është i përfshirë edhe Lulzim Basha.
Mirëpo Berisha mohoi ta ketë vlerësuar këtë informacion pasi siç tha ai, pavarësisht fjalëve të Ramës edhe Bashës, nëse do të shpallej “non grata” kjo duhej të bëhej me bazën e të dhënave.
Sali Berisha: Është bërë njëherë një bisedë me Bashën. I kanë thënë që ne e kemi informuar Berishën. Asnjeri nuk më ka informuar mua. Ma tha dy-tri herë. Edhe i them “e di si është puna Lulzim”. Po. Nga Uashingtoni, një i njohur dhe nga Tirana një tjetër më kanë thënë që po ndodh kjo dhe është i implikuar direkt Lulzim Basha. Për këtë procesin “non grata”.
Arian Çani: Po thoni që e ka kërkuar Lul Basha nga amerikanët?
Sali Berisha: Po them çfarë më kanë thënë.
Robert Rakipllari: Çfarë besoni ju?
Sali Berisha: Çfarë mendoj unë? Unë nuk e kam vlerësuar. Pse? Mund të thojë ç’të dojë Lulzim Basha, ç’të dojë Edi Rama, nuk mund të firmoset mbi bazën e këtyre të dhënave. Rama është kundërshtari im dhe kërkon të më eliminojë. Ka qenë dora e George Soros dhe lobimi i tij ka realizuar firmosjen.
Arjan Çuri: A ka lobuar Lulzim Basha kundër jush në Amerikë?
Sali Berisha: Unë thashë çfarë më kanë thënë dhe çfarë i thashë Lul Bashës sepse më insistoi. Më tha që “kjo më thotë që e kam paralajmëruar Berishën”. Unë i thashë që nuk më ka paralajmëruar njeri. Kur më insistoi për së dyti i thashë more zotëri nëse quhet paralajmërim që kanë ardhur dhe më kanë thënë që çdo vendim ma dikton Sali Berisha, tashi se ma kanë thënë. Tashi se më thuhet, mund ta marrë të mirëfilltë?
Robert Rakipllari: I keni diktuar ndonjë vendim?
Sali Berisha: Absolutisht jo! Kategorikisht.