A ndikoi lobimi i PD në mosemërimin e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri?
Sipas zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer ajo është ende kandidate.
“Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emërimin e saj”, tha ai. “Shpresoj të kemi një emër së shpejti”.
“Lobimi është normal ose legjitim përsa kohë është brenda rregullave, transparent dhe i qartë. Është një çështje në hetim dhe nuk mund të jap detaje në lidhje me të”, shtoi Palmer.
Palmer ndodhet që dje në Tiranë.
Ai do të takohet sot me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45.
Pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Ndërsa më vonë do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta. Konkretisht në orën 17:30
Ai do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.