Bota Abuzimet me minorenët, Vatikani me vendim historik heq rregullin për sekretin papnor

Abuzimet me minorenët, Vatikani me vendim historik heq rregullin për sekretin papnor

Vatikani ka bërë një ndryshim historik lidhur me rastet e abuzimeve seksuale të minorenëve duke shfuqizuar rregullin për sekretin papnor.

Dokumenti i ri heq detyrimin e heshtjes për ata që raportojnë abuzimet apo që janë viktimë e tyre. Masa, e njoftuar nga Papa Françesku, do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës.

CNN raporton se disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, por praktika të tilla nuk janë universale.

Gjithashtu Papa Françesku ndryshoi përkufizimin për pornografinë me fëmijët duke rritur moshën nga 14 vjeç e poshtë në 18 vjeç e poshtë.