Një vajzë e re 24-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Vorë disa javë më parë, ndërsa denoncimi në polici është bërë së fundmi.
Vajza 15-vjeçare ka thënë se 24-vjeçarja me iniciale A.Sh. e ka mashtruar dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.
Nga ana e policisë është shpallur në kërkim 24-vjeçarja dhe po punohet për kapjen e saj.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.