Aktualitet I vodhi paratë pacientit të vdekur, burg për infermieren e Infektivit: E...

I vodhi paratë pacientit të vdekur, burg për infermieren e Infektivit: E bëra për arsye ekonomike

Gjykata e Tiranës lë në burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit, të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur.

Përmes avokatit të saj, Hysa ka pranuar se ka kryer tërheqjet e parave në disa bankomate por pretendon se portofolin e ka gjetur, dhe nuk e ka vjedhur nga pacienti i ndjerë.

30-vjeçarja beqare dhe nënë e një fëmije të mitur, ka pranuar se tërheqjet i ka bërë për arsye ekonomike.

Sipas hetimit, Hysa ka bërë tërheqje në disa bankomate. Rasti i saj u denoncua nga djali 25-vjeçar i pacientit.