Aktualitet Agjenti e shoqëroi Vis Martinajn në një hotel në Durrës, humbi kontaktet...

Agjenti e shoqëroi Vis Martinajn në një hotel në Durrës, humbi kontaktet më 8 gusht. Prezente dhe një vajzë

Ora News zbulon detajet që çuan në arrestimin e agjentit të forcave special operacionale Jeton Lami mbrëmjen e 23 gushtit 2022.

Jeton Lami është zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli në Durrës, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinaj.

Lami është filmuar nga kamerat, dhe ka dalë gjatë verifikimeve që po kryen policia e Lezhës dhe Laçit për zhdukjen e biznesmenit.

Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022.

Burimet bëjnë me dije se policia disponon pamjet filmike Martinaj dhe Lami dallohen se bashku.

Martinaj është larguar nga hoteli duke lënë të vetëm ndihmës/specialistin e operacionales Jeton Lami.

Pas kësaj dite ai ka humbur kontaktet dhe nuk dihet se ku ndodhet. Kontaktet me Ervis Martinaj kanë humbur në daten 8 gusht 2022.

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen e Ervis Martinaj, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej edhe në shoqërinë e një vajze, bashkë me efektivin e Operacionales.

Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lame shihen në të njëjtin ambient.