Politika “Ahmetajn e ‘tradhtoi’ celulari Blackberry, nuk kishte llogaritur agjentët e BKH-së”

“Ahmetajn e ‘tradhtoi’ celulari Blackberry, nuk kishte llogaritur agjentët e BKH-së”

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story tha se ish zv. kryeministrin, Arben Ahmetaj e ‘tradhtoi’ telefoni Blackberry dhe se ai besonte se nuk do tw zbërthehej.

Duma: Si kanë hyrë tek banesa që i çoi tek Blackberry?

Hoxha: Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon Blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen.

Duma: Po të mos ishte Blackberry?

Hoxha: Do të kishte veprime të tjera.

***

Pse nuk e hodhi Blackberry-n e 2012-ës? Ish-prokurori: Ahmetaj, arrogant ndaj ligjit, ndihej i paprekshëm

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci shpjegoi se përse ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk e hodhi telefonin Blackberry.

“Blackberry është një simbolikë shumë e bukur nga pikëpamja kriminologjike, të gjesh një Blackberry të vitit 2012, tregon që personi që e le ka një arrogancë të theksuar karshi ligjit. Do të thotë se nuk të ndodh asgjë se jam i mbrojtur, se ndihet i paprekshëm, nuk do t’ia dijë. Ky është krahasuar me një nga…një trafikant i rëndomtë që kishte ndërruar 200 aparate dhe 2 mijë numra telefoni, ky kishte frikë nga ligji, por të mbash Blackberry që nga 2012 të mbushur plot me bomba, ta mbash në banesë, do të thotë vetëm arrogancë karshi ligjit”, tha Beci.