Kryesore Parlamenti voton shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si...

Parlamenti voton shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ndryshimet e bëra në Qeveri, e konkretisht në Ministrinë e Brendshme.

Kështu, dekreti për shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit u miratua me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.

Ndërsa me 75 vota pro u votua dekreti për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, 16 kundër dhe 1 abstenim.

Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra më 8 Korrik me vendim të Kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes në Fushë-Krujë ku dy kushërinjtë Maja u dhuna brutalisht nga fisi Rraja. Kryeministri propozoi si ministër të Brendshëm Taulant Ballën.