Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një i mitur rom është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.
Fëmija, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia e Durrësit.