Një aksident i rëndë i ka marrë jetën çiftit të bashkëshortëve në Peshkopi.
Mësohet se çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur në rrugën Peshkopi-Maqellarë u përplas me një automjet.
Sipas informacioneve fillimisht ndërroi jetë 34-vjeçari dhe më pas bashkëshortja e tij.
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë”, sqaron policia.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit rrugor.