Aktualitet Aksident me vdekje në Sarandë

Aksident me vdekje në Sarandë

Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë në zonën e Gjashtës në rrugën “Skënderbeu”.

Sipas policisë, viktima me iniciale M.K. po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas  me një makinë tip Ford që drejtohej nga 45-vjeçari T.B.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Kjo është viktima e tretë sot në Shqipëri. Më herët në mesditë një vajzë 31-vjeçe u gjet e vdekur në një pallat të pabazuar në Tiranë, dyshohet nga mbidoza dhe një e moshuar 82-vjeçe pësoi arrest kardiak duke u larë në Velipojë.