Aktualitet Aksident rrugor me një të vdekur në Laç

Aksident rrugor me një të vdekur në Laç

Një person ka mbetur i vdekur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes” në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë pasi u përplas nga një makinë.

55-vjeçari M.Ll ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë dhe për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit si dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.