Aktualitet Aksident tragjik në Kavajë, shoferja 30-vjeçare humb kontrollin e makinës dhe vdes...

Aksident tragjik në Kavajë, shoferja 30-vjeçare humb kontrollin e makinës dhe vdes në vend

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në Kavajë, ku ka ndërruar jetë një 30-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, ku shtetasja R. C., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident fatal i mori jetën tre të rinjve në Tiranë, teksa makina që ata po udhëtonin me shpejtësi, u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në nënkalim, duke përplasur edhe një mjet që po kalonte aty.