Policia e Lezhës ka dhënë detaje se si ndodhi aksidenti i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Laç.
Sipas policisë një makinë ha hyrë kundravajtje dhe ka goditur dy makina duke shënuar dy të lënduar, shtetas nga Kosova.
Policia thotë se “në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes” – thotë policia.