Aktualitet Shpërthim në një pallat në Fier, për çfarë dyshohet

Shpërthim në një pallat në Fier, për çfarë dyshohet

Një shpërthim ka ndodhur në një pallat në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shpërthimi ka ndodhur në katin e 4 të pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së A. H., i cili nuk banonte aty pasi ndodhet jashtë shtetit.

Dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur me lëndë plasëse. Nuk ka raportime për persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Fierit për ngjarjen:

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.