Një i ri shqiptar ka mbetur viktimë në një aksident të rëndë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.
Mësohet se Juendi Xhani, nga Durrësi por me banim në Pesaro mbeti i vdekur në një aksident tragjik, bashkë me mikun e tij italian Guiseppe Troisi.
20-vjeçari shqiptar dhe miku i tij udhëtonin me një automjet “Audi A4” kur u përplasën me një makinë “Hyunday”.
Bashkë me ta në makinë kanë qenë edhe dy vajza, të cilat mbetën të plagosura, kur makina doli nga rruga.
Në total, përveç dy djemve që ndërruan jetë nga ky aksident u plagosën 6 persona, me të cilëve edhe dy fëmijë të moshës 8-vjeçare të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.