Extra Zakonet më të këqija të shenjës së Peshqve

Zakonet më të këqija të shenjës së Peshqve

Ëndërrimtarë: Peshqit bëjnë pjesë tek një botë e mrekullueshme dhe e pasur, por gjithmonë qëndrojnë në nivelin e fantazisë. Edhe pse kjo botë frymëzon art, muzikë, histori peshqit përsëri nuk gjejnë kohë e hapësirë për të bërë diçka.

Shpenzojnë shumë: Peshqit janë ëndërrimtarë edhe kurë bëhet fjalë për financat e tyre, çka i bën të jenë gjithmonë me llambë të kuqe ndezur. Do të ishte mirë që peshqit të kishin gjithmonë një kontabilist ose këshillues financiar pranë.

I zvarrisin gjërat: Sidomos kur nuk u pëlqen të bëjnë diçka, e kanë zakon t’i lënë gjërat pezull. Zvarritja është gjithmonë problem për peshqit, të cilët lënë gjithçka për minutën e fundit.

Pinë shumë: Është ok nëse ju pëlqen ndonjë gotë herë pas here. Por peshqit e kthejnë shpesh zakonin e të priti në një nivel të rrezikshëm. Përveç përkushtimit ndaj aftësive të mëdha artistike, u duhet edhe meditim ose joga për t’u përqendruar në aktivitete jo—alkoolike.

Nuk i mbajnë premtimet: Peshqit nuk janë më të mirët kur është fjala për t’u zotuar për diçka. Por edhe nëse bëjnë një premtim, me shumë mundësi do ta thyenin atë.

Sugjerim: Peshqit kanë tendencë të bien në rituale të këqija kur nuk e menaxhojnë dot botën reale. Janë shumë sensitivë ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe mund të kenë nevojë për strategji që ekuilibrojnë këto ndjenja kontrastuese. Ju këshillohet të shkruajnë artikuj, blogje ose ndonjë libër, ose të pikturojnë e të flasin me miqtë pasi këto gjëra mund t’i ndihmojnë.