Aktualitet Aksidentohet për vdekje këmbësori

Aksidentohet për vdekje këmbësori

Foto ilustruese

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet rreth orës 15:35. Ngjarja ka ndodhur në Rromanat të Durrësit.

Një mjet tip Fiat i drejtuar nga 41-vjeçari me iniciale K.I. ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia thotë se është rreth 70 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.