Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i partisë kryesore të opozitës kosovare LDK, Agim Veliu është përfshirë sot në një aksident.
Automjeti tip “Toyota” i Veliut ka dalë nga rruga shumë pranë fshatit Progovc.
Automjeti i zyrtarit kosovar ka përfunduar në një kanal kullues. Fatmirësisht në këtë aksident ka vetëm dëme materiale dhe Agim Veliu ia ka hedhur paq, pa lëndime serioze.