Extra Aktori Idris Elba rezulton pozitiv me koronavirus: Ndihem mirë

Aktori Idris Elba rezulton pozitiv me koronavirus: Ndihem mirë

Aktori Idris Elba deklaroi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Por pavarësisht kësaj, ai theksoi se ndihet mirë. 47-vjeçari mori përgjigjen e testit në mëngjesin e sotëm dhe e ndau lajmin në Twitter, me ndjekësit

Elba u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe asnjë simptomë problematike. Aktori britanik postoi një video bashkë me bashkëshorten Sabrina Dhowre, ku lajmëruan se janë vetizoluar.

“Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë, do t’iu informoj për gjendjen time në vazhdimësi”, shkruan Elba në llogarinë e tij në Twitter.

Në Britaninë madhe, qeveria ka shtuar masat, ndërsa kryeministri i kërkoi popullit të shmangin takimet dhe të qëndrojnë në shtëpi, nga frika e përhapjes së koronavirusit.