Extra Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë: Karantina ime zgjati 6 muaj

Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë: Karantina ime zgjati 6 muaj

Në një postim në Instagram, Aurela Gaçe shkoi pas në kohë duke u ndalur te shtatzënia e dytë, e cila për të, qe një periudhë tepër e vështirë shëndetësore. Që në fillim të shtatzënisë, mjekët i thanë se duhet të qëndronte vetëm shtrirë. Në mbishkrimin e fotos, këngëtarja ndalet te vështirësitë me të cilat u përball, qoftë nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo emocionale. Aurela shtoi gjithashtu se ndryshe nga pjesa më e madhe, ajo nuk e ka fatin të qëndrojnë pranë vajzave, Grace dhe Abigail, sepse ndodhet në vetë-izolim duke qenë se ka udhëtuar jashtë.

Shkrimi i plotë:

“Pas në kohë, nuk kam publikuar asnjëherë foto nga ‘ditët e karantinës sime’ që zgjati gjashtë muaj e gjysmë, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë. Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e nëntë. Periudha me vigona nëpër duar ishte gjashtë javore e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja…por periudha përpara ishte akoma më e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë.

Mendojeni pak, jo një ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose padashje ti mund të godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllain. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm katër vjeç. Më puthte mua dhe barkun, paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës e unë s’mundesha të isha me të as për ta përcjellë te dera e as ta puthja e përqafoja për javë të tëra, ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjatë gjithë kohës.

Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm përdy muaj e pak që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital. Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë ‘karantinim’ ishte vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, të kërceni etj., etj., etj., por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të jetës.

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe dhjetë ditë pasi jemi vetë-izoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj durim o miq, në emër të jetës!”

View this post on Instagram

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.😭 Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on