Sport Akuza e Toni Kroos: Ne lojtarët jemi buratinë të FIFA-s dhe UEFA-s

Akuza e Toni Kroos: Ne lojtarët jemi buratinë të FIFA-s dhe UEFA-s

“Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të FIFA-s e UEFA-s”. Fjalë të rënda ato të thëna nga mesfushori i Real Madrid Toni Kroos, jo i pazakontë shpërthime të tilla, që shton: “Askush nuk konsultohet me ne”. Gjermani hidhet në sulm të dy institucioneve të futbollit, duke kontestuar kompeticionet e tepërta për “të bërë sa më shumë para” e duke drejtuar gishtin mbi shumë ndeshje që futbollistët janë të detyruar të luajnë e që i “sfilisin fizikisht”.

Nuk është hera e parë që Kroos ngre zërin e thotë hapur mendimin e tij. Ashtu si në prill, gjatë valës së parë të pandemisë, kur Real Madrid u akordua me lojtarët për shkurtimin e pagës e ai pohoi pa lojëra fjalësh: “Një dhuratë për klubin. Jam në favor të pagesës komplet të rrogës për të gjithë ata që e përdorin për të bërë diçka të ndjerë – kishte shtuar ai – e me këtë çdokush mund të ndihmoj të tjerët si preferon duke bërë bamirësi”.

Në lidhje me projektin e Superligës europiane mes 18 klubeve më të mirë të Kontinentit të Vjetër: “Do të ishte shumë, shumë interesante nga pikëpamja sportive por klubet më të vogla do vuanin hendekun me të mëdhatë, që do të thellohej” – përfundoi Kroos.