Menjëherë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar për A2 CNN, duke i hedhur poshtë ato.
“Jam përpjekur gjithë jetën time të ruaj traditën e familjes, babait e gjyshit tim, një familje e ndershme. E them me përgjegjësi të plotë, që nuk jam dënuar, ndaj meje nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor, madje nuk kam marrë asnjë gjobë makine. Me vjen keq që opozita, për të ruajtur elektoratin, trillon shpifje te tilla”, u shpreh Babani.
Më herët, përmes një letre zyrtare drejtuar Prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi kësaj të fundit të bënte verifikimet për Babanin, pasi dyshohet që ka qenë i arrestuar në Itali, por edhe në Maqedoninë e Veriut.