Sport Allegri: Lojtarët largohen, Juve mbetet! Ju tregoj bisedën me Ronaldon

Allegri: Lojtarët largohen, Juve mbetet! Ju tregoj bisedën me Ronaldon

Max Allegri e thotë me zë e figurë që Cristiano Ronaldo nuk do të luajë me Juventusin, edhe pse para ndeshjes kundër Udinese trajneri italian thoshte të kundërtën.

Tekniku i bardhezinjve foli para mediave në prag të duelit që Juventusi luan ndaj Empolit nesër. Allegri mes të tjerash tha:

“Dje (të enjten) zyrtarisht Ronaldo më tha se nuk ka ndërmend të luajë për Juventusin. Për këtë arsye ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme.

Nga Juve kanë kaluar Sivori, Platini, Del Piero, Zidane, Buffon, të gjithë kampionë të mëdhenj. Ligji i jetës ky është: Juventusi mbetet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe baza për marrjen e rezultateve.

Kanë kaluar tre vite, ai dha kontributin e tij dhe tani largohet. Jeta vazhdon, siç është normale”. CR7 ditën e sotme u largua nga qendra stërvitore dhe pritet të mësohet ku do transferohet.