Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka takuar mbrëmjen e sotme Presidentin Bujar Nishani.
Takimi që u zhvilluar në ambientet e presidencës ka zgjatur vetëm 20 minuta.
Ambasadori amerikan lëshoi sot akuza të ashpra dhe të drejtpërdrejta në drejtim të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili sipas ambasadorit Lu prej 18 muajsh ka luftuar kundër reformës në drejtësi.
Akuzat ndaj Llallës kanë qenë edhe temë e takimit mes ambasadorit amerikan dhe kreut të shtetit.
Tani mbetet për tu parë nëse Nishani do të mbajë anën kryeprokurorit apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.