Kryesore Ambasadorja e Francës: Ne nuk kemi qenë kurrë kundër integrimit të Shqipërisë...

Ambasadorja e Francës: Ne nuk kemi qenë kurrë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze Christine Vasac ka folur edhe një herë në lidhje me veton e Francës, për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Vasac tha se Makron ka folur qartë, ndërsa shtoi se Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë, ndërsa të gjithë që e thonë një gjë të tillë janë duke e keqintepretuar.

“Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron. Ideja është që duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Franca thjesht ka një qasje të re. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Kjo kërkon vullnetin e të gjitha forcave politike në Shqipëri”, tha Vasac.