Derbi i Milanos i ka vënë një dyshim kampionatit: për titullin nuk do të jetë vetëm derbi i Madoninës, por më shumë derbi italian.
“Gazzetta dello Sport” ka dalë në këtë konkluzion sot, duke nënvizuar pikat e forta të Interit dhe Juventusit.
Skuadra e Inzaghit, në vitin e tretë të tij si trajner, shfaq linjat e lojës që janë po aq të sigurta dhe të dallueshme sa një autostradë me 5 korsi. Zikaltrit luajnë sot me bindje më të madhe dhe vetëvlerësimin që të jep një finale e Ligës së Kampionëve. Pjekuria e menaxhimit është rritur. Në kërkim të vazhdueshëm për dominim, çka nuk e kishte në të kaluarën e afërt.
Në vend të kësaj, Juventus bëri hapin cilësor në lojë. Kjo ishte parë në Udine, ndërsa në Empoli ka pasur një hap prapa. Ndaj Lazios, megjithatë, pati një rikthim të ri, premtues për të ardhmen. Pa pasoja nostalgjike, me Vlahovic dhe Chiesa në kapacitet të plotë, me një skuadër të pajisur mirë (Kean, Weah, Cambiaso, Milik dhe Fagioli), edhe nëse cilësia e mesfushës, aktualisht është më e ulët se ajo e Interit, Allegri mund të luftojë shumë mirë për titullin, sepse ka një thesar unik: plot një javë pune pa kupa europiane dhe pa rrezik lëndimesh.
Situata aktuale është e qartë: skuadra e Inzaghit, e para me 12 pikë, dhe e Allegrit, e dyta me 10 pikë, u treguan më të forta dhe dhanë garanci solide për qëndrueshmëri, ndërsa Napoli ndryshoi trajnerin e po vuan. Milani “ndryshoi motor”, ndërsa Lazio tashmë ka rënë tri herë, ka probleme që shkojnë përtej “aksidenteve” të papritura.
Në derbi, Interi dha një provë mbresëlënëse force. 40% posedim topi ishte i mjaftueshëm të shtunën për të demoluar Milanin. Zikaltrit ia lanë topin gjatë kundërshtarit, pa u shqetësuar shumë. E morën atë kur ishte koha për të shtyrë përpara, kundërsulmuan, dhe shënuan 5 gola. Nuk ka mesatare më të mira në Europë, përfshihet edhe Manchester City.
Për efikasitet, cilësi dhe ndërvarshmëri funksionesh, Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan po afrohen me tridentin e Real Madridit, i cili ka bërë epokë: Modric-Casemiro-Kroos. Shuma e asisteve e vendos çiftin Dumfries-Dimarco në krye të renditjes në 5 kampionatet më të mira të Europës.
Juventusi, nga ana tjetër, bëri kapërcimin në cilësi loje. Agresiviteti i vazhdueshëm ndaj Lazios, pavarësisht avantazhit të dyfishtë, është një antitezë absolute me dy vitet e fundit të Allegrit. Ta bësh këtë kundër një prej skuadrave më të bukura në Serie A, si Lazio, nuk është pak. Nuk ndodhi rastësisht që kemi parë “Chiesa më të mirë”, siç tha Max. Shpërthyes edhe Vlahovic, në maksimumin e tij. Pra, a do të garojnë Interi dhe Juventusi për titull?