Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, do të rikthehet të jetë sërish pjesë e futbollit, duke u rikthyer te Juventusi. Ish-mesfushori i Brescias, Interit, Milanit dhe Juventusit, do të rikthehet të jetë aktiv në rolin e trajnerit. Sot, klubi i Juventusi ka zyrtarizuar firmën me ish-mesfushorin legjendar.
Pirlos do t’i besohet detyra e trajnerit të ekipit U-23, ekip ku aktivizohet dhe Giacomo Vrioni, sulmuesi i Shpresave kuqezi. Pirlo është një emër shumë i respektuar në botën e futbollit dhe ka miliona admirues.
Vlerë e shtuar për Juventusin dhe Pirlo tashmë, do të ketë detyrën e nxjerrjeve të sa më shumë talenteve për ekipin e parë. Detyrë e vështirë, por jo e pamundur, pasi Pirlo ka treguar se ka një instinkt të jashtëzakonshëm në pikasjen e talenteve. Klubi bardhezi ka rikthyer edhe Marko Storarin. Ky i fundit do jetë si një drejtues teknik i Juventusit B.