Angelina Jolie, një aktore-big e Hollivudit dhe njëherësh një aktiviste e zellshme humanitare, njoftoi se shumë shpejt mund ta angazhohet në politikë.
Duke folur në Radio BBC, ajo tha se po e sheh si të mundshme së afërmi këtë kthesë në karrierë.
“Nëse do më pyesnit 20 vjet më parë, unë thjesht do të qeshja. Nuk e di nëse unë jam i aftë për politikë, por kam punuar me qeveritë e jam në gjendje të punoj me ushtritë, kështu që do ishte një pozitë interesante ku mund të bëja shumë punë”, tha Angelina Jolie ndër të tjera, e cila mban postin e Komisionerit Special në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.