Politika Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli merr vendim...

Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli merr vendim nesër

Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë nesër, më 30 mars lidhur me padinë e depozituar nga PD e Enkelejd Alibeajt, kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga KQZ.

Pak ditë më parë Alibeaj ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për regjistrimin e koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në shkresën drejtuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, ai kërkon shfuqizimin e këtij vendimi.

Alibeaj pretendon se kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën, si dhe emrin.