Kryesore Apeli i OSBE-së për protestën e opozitës

Apeli i OSBE-së për protestën e opozitës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëria ka apeluar që protesta e së shtunës të jetë paqësore. Duke theksuar se trazirat nuk janë rruga e shkurtër për të ardhur në pushtet, OSBE nënvizon se dhuna do ta kthente vendin shumë prapa.

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv, trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën.

Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”, përfundon reagimi.

Opozita ka ftuar qytetarët në protestë në datën 16 shkurt, teksa Kryeministri Rama pritet të jetë në Vlorë.