Shkencëtarët rusë paralajmërojnë se asteroidi i njohur me emrin Apophis mund të ketë me qindra mundësi për të goditur Tokën përgjatë shekullit të ardhshëm. I pagëzuar me emrin e zotit të së keqes, errësirës dhe shkatërrimit të Egjiptit të Lashtë, Apophis 99942 pritet që të vijë në një distancë prej 37,600 kilometrash me Tokën, në 2029-n.
Shkencëtarë nga Universiteti Shtetëror i St. Petersburg thonë se guri hapësinor, me gjerësi 370 metra dhe që ndodhet pranë orbitës së Tokës, mund të përplaset me planetin tonë me një shpejtësi prej 7.43 kilometrash për sekondë, në 2068-n.
“Afrimi i këtij asteroidi, shkakton një mori trajektoresh të mundshme, mes tyre një trajektore konvergjence në vitin 2051. Rifutjet e tjera të rezonancave orbitale përmbajnë një përqindje të lartë mundshme të përplasjeve të tjera mes Apofis dhe Tokës, më e rrezikshmja në 2028-n”, thonë shkencëtarët. Asteroidi do të fluturojë pranë Tokës disa herë, duke rritur kështu rrezikun e rënies së mbetjeve kozmike në satelitët orbitues.
Ky gur masiv hapësinor do të afrohet me një distancë për 16 milion kilometrash nga planeti ynë në 2044-n, 760,000 kilometra në 2051, 5 milionë kilometra në 2060 dhe në 100,000 kilometra në 2068.
“Nëse përgjatë vitit 2029, kur parashikohet të fluturojë pranë Tokës, kalon përmes një vrime kyçe, me gjerësi 2 metra, kjo do të thotë se me gjasë mund ta godasë planetin tonë në 2068-n. Megjithatë shanse që kjo të ndodhë në këtë zonë janë rreth 1 në 2.3 milionë”, shpjegojnë ekspertët më tej.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja RT, të dhënat e shkencëtarëve rusë pritet që të prezantohen një event të Kozmonautikës që do të mbahet këtë muaj në Moskë.
Ekspertët nga Universiteti Shtetëror Tomsk në Siberi kanë sugjeruar në të shkuarën plane për ta shkatërruar këtë kërcënim të mundshëm me armë bërthamore, duke përdorur një superkompjuter.
Megjithatë ato hidhen poshtë nga ekspertët e punës së re kërkimore sëbashku me ata të NASA-s, sipas të cilave, shanset ky asteroid të godasë Tokën deri në 2036-n janë më pak se 1 në një milion.
“Interesi jonë për Apophis në thelb do të jetë në aspektin shkencor, për të ardhmen e largët“, shpjegoi Don Yuomans, menaxher i programit për objektet pranë tokës së NASA-s.
Sipas mitologjisë egjiptiane, Apophis (shqip Apofis) ishte shpirti i së keqes dhe shkatërrimit, një demon i vendosur për ta zhytur botën në errësirë të përjetshme.