Apple do të sjell versionin e ri të kufjeve pa tela. Kufjet (StudioPods) do të jenë me mbajtëse mbi kokë. Thuhet se Apple po planifikon që këtë version të ri të kufjeve ta sjell këtë vit.
Gjatë një raporti të mëhershëm në Bloomberg, ishte thënë se Apple është duke negociuar me kompaninë Tymphany për të prodhuar këto kufje, por nuk ishte dhënë asnjë konfirmim.
Megjithëse është thënë që këto kufje do të dilnin në treg që në vitin 2018, kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara do t”i sjellë deri në fund të viti 2019.
Kjo vjen vetëm pesë vjet, pasi Apple e bleu Dr. Dre’s Betas Eletronics për tre miliardë dollarë, gjatë vitit 2014.