Aktualitet Futi celular në burgun e Peqinit, arrestohet stomatologu

Futi celular në burgun e Peqinit, arrestohet stomatologu

Një stomatolog është vënë në pranga në qytetin e Peqinit, pasi futi një celular në ambientet e burgut.
Policia arrestoi 50-vjeçarin Alfri Kulla.
Sipas njoftimit, në datë 17 janar 2019 në ambientet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e burgut të Peqinit është gjetur i fshehur një telefon celular.
Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga hetimi i çështjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm thekson se ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambientet e brendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla.
Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin për stomatologun, i cili është ekzekutuar ditën e sotme nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.