Extra Arbana Osmani ikën nga Top Channel? Moderatorja i jep fund çdo dyshimi...

Arbana Osmani ikën nga Top Channel? Moderatorja i jep fund çdo dyshimi për sezonin e ri

Ka ende zëra që thonë se Arbana Osmani mund të lërë Top Channel për një tjetër ekran.

Edhe në përfundim të sezonit të shkuar të emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” u përfol për pakënaqësi dhe përplasje mes Osmanit dhe drejtuesve të medias ku ajo zhvillon karrierën prej vitesh, duke aluduar se ajo mund të largohej nga Top-i.

Në fakt si për të hequr çdo dyshim dhe hamendësim, Arbana ka sqaruar njëherë e mirë se të paktën as këtë sezon nuk ka ndërmend të largohet nga Top Channel. Ajo i ka bërë me dije ndjekësve të saj se shumë shpejt do të nisë puna për përzgjedhjen e historive të sezonit të ri, duke i ftuar të gjithë të dërgojnë historitë e tyre në adresë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.