Extra Lë politikën për televizionin, Briseida Shehaj merr postin e drejtoreshës në TV...

Lë politikën për televizionin, Briseida Shehaj merr postin e drejtoreshës në TV e njohur shqiptar

Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj duket se ka lënë mënjanë politikën, për t’i hyrë botës së televizionit.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Shehaj ka filluar një punë të re dhe është emëruar drejtore Programacioni dhe Prodhimi te Oranews.

Burimet pohojnë se Shehaj ka pranuar kështu ofertën e bërë nga drejtuesi i medias “OraNews” Ylli Ndroqi dhe ky do të jetë posti i parë drejtues i saj, larg dhe pas angazhimit politik.