Extra Arbër Hajdari kundër Romeos, Donaldi thumbon opinionistin

Arbër Hajdari kundër Romeos, Donaldi thumbon opinionistin

Pas debatit të mbrëmjes së djeshme në spektaklin “Big Brother VIP Albania” midis Romeo Veshajt dhe Meritonit mbi provën e javës – që çoi në mungesë të ushqimit si pasojë e thyerjes së rregullave nga Meritoni – ka pasur një shkëmbim komentesh, të cilat kanë ndezur rrjetet sociale.

Opinionisti Arbër Hajdari bëri një koment lidhur me këtë debat në spektakël, duke minimizuar arsyetimin e Romeos se debati kishte qenë për bukë dhe jo për cigare duke thënë: “Shtëpinë e keni plot me bukë, po lëre”.

Ky koment nuk u prit mirë nga aktori dhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, i cili më parë ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në edicionin e parë të BBVA.

Në një reagim në InstaStory, Donaldi shkroi: “Aman o Romeo se ke plot bukë në shtëpi, mos i merr kaq seriozisht provat e buxhetit se qenkan kot. Pa bukë nuk qenkeni. Mirë, goxha mirë”.

Përgjigja e tij ishte një thumbim i dukshëm ndaj qëndrimit të Hajdarit dhe një mbështetje për vëllain e tij.