Ekonomi “Ari i zi” në pikiatë, Putin: Gati për bashkëpunimin me SHBA për...

“Ari i zi” në pikiatë, Putin: Gati për bashkëpunimin me SHBA për uljen e prodhimit të naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia ishte e gatshme të punonte me SHBA për të bërë një ulje të konsiderueshme të prodhimit të naftës në mënyrë që të ndalonin rënien dramatike të çmimit të saj për shkak të koronavirusit.

Deklarata e liderit të Kremlinit vjen përpara një takimi të ministrave të Energjisë nga karteli i naftës OPEC+, përmes videokonferencës, i planifikuar për të hënën.

“Ne jemi të gatshëm për negociata me partnerët tanë në OPEC+ dhe për bashkëpunim me SHBA për këtë çështje”, tha Putin në një takim, sipas Kremlinit.

Putin tha se ”një shkurtim global prej rreth 10 milion fuçish në ditë është i realizueshëm”, një numër në përputhje me atë që edhe Uashingtoni po kërkon.

Një luftë çmimesh midis Rusisë dhe Arabisë Saudite ka ulur në mënyrë drastike çmimet globale të naftës, duke ardhur në krye të një kolapsi të kërkesës për shkak të ngadalësimit nga koronavirusi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë presion ndaj të dy qeverive për të bërë shkurtimet në mënyrë që të ngrejnë çmimet e ulëta, të cilat kanë dëmtuar prodhuesit e naftës amerikane.

Takimi i së hënës do të përfshijë anëtarët e OPEC-ut, plus shtetet që prodhojnë naftë në formatin OPEC +, siç është Rusia