Kryesore Arma më e fuqishme në botë: Kina po zhvillon programin e motit...

Arma më e fuqishme në botë: Kina po zhvillon programin e motit “me komandë”

Diell apo shi? Në dhjetor të 2020-s, Kina njoftoi planet për të zgjeruar sistemin aktual eksperimental të modifikimit të motit që do t’i shërbejë më shumë se gjysmës së vendit deri në vitin 2025. Dhe mund të jetë arma më e fuqishme në botë.

Po bie shi, shiko si bie shi…

Megjithëse nuk janë të sigurt për efektivitetin aktual të programeve të zhvillimit të qeverisë kineze, shumë vende fqinje dhe aleatët e tyre janë mjaft të shqetësuar për aftësinë e supozuar të Pekinit për të ndryshuar kushtet e motit në territorin e tij. Shumë media të Azisë Juglindore e kanë mbuluar atë me tone të fshehura të ankthit. Ajo që është e sigurt është se në fund të vitit të kaluar u njoftua qëllimi për të zhvilluar një sistem të plotë të ndryshimit të motit që brenda katër viteve duhet të mbulojë më shumë se 5.5 milionë kilometra katrorë, 60% të territorit të vendit. Teknikat e shtypjes së breshrit, më strategjikja në mbrojtjen e produkteve bujqësore, do të zbatohen në 580,000 km katrore.

Përpos kimikateve në ajër

Ndërsa në Perëndim vazhdohet me ironi të kota dhe të diskutueshme në lidhje me kimikatet, në Kinë programet e modifikimit të motit kanë qenë një realitet për vite me radhë dhe tani Këshilli i Shtetit ka zyrtarizuar krijimin e një sistemi kombëtar të motit deri në vitin 2025. Sipas Bangkok Post, pa dyshim që flitet për “mbjelljen e reve” (d.m.th shpërndarja e kimikateve në ajër) dhe teknika të tjera për të rritur reshjet në zonat e prekura nga thatësira, për të zvogëluar breshrin, për të mbrojtur produktet bujqësore, për t’i dhënë fund motit të keq, për të ndihmuar në lehtësimin e katastrofave dhe për të mbrojtur ngjarje të rëndësishme të tilla si ndodhën gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit 2008.

Për të mos përmendur kontributin që moti “me komandë” mund të japë gjatë emergjencave në zjarret në pyje dhe kullota dhe në metropole kur në verë përballesh me temperatura shumë të larta dhe përqendrime të pamatshme të pluhurit të imët. Përpjekjet e Kinës për kërkimin dhe zhvillimin janë qartë të përqendruara në territorin kombëtar. Për më tepër, qeveria i ka vendosur vetes qëllimin e ndryshimit të motit për të adresuar mbi të gjitha çështjen e sigurisë ushqimore dhe ngjarjeve ekstreme të motit.

Covid jep mësim

Kina është importuesi më i madh i ushqimit në botë dhe gjithçka që ndodhi pas Wuhan-it dhe pandemisë ka vënë qeverinë në krizë, e cila duhet domosdoshmërisht të marrë masa. Pekini shpenzoi mbi 1.3 miliard dollarë nga viti 2012 në vitin 2017 në programe të ndryshme të modifikimit të klimës, dhe deri në vitin 2015, prodhimi i shiut dhe projektet e zvogëlimit të breshrit ishin vendosur tashmë në 30 provinca. Në rajonin e Xinjiang, këto teknika kanë ndihmuar në mbrojtjen e tokës bujqësore duke zvogëluar dëmet me 70%. Përveç kësaj, në nëntor të vitit të kaluar, një qark në jug të kryeqytetit prodhoi 5 centimetra shi, duke lëshuar disa “raketa speciale” në qiell nga pjesa e prapme e një kamionçine për të lehtësuar thatësirën lokale dhe për të liruar kontrollin e smogut në ajër.

Kostot e tragjedive të lidhura me motin

Kushtet ekstreme të motit gjithashtu krijojnë kosto të konsiderueshme njerëzore dhe ekonomike kudo, madje edhe më shumë në Kinë ku gjithçka është më e madhe. Vitin e kaluar vendi – rajoni i Sichuan në veçanti – përjetuan tajfune dhe përmbytje të papara. Shirat, kurrë kaq të fortë për më shumë se njëzet vjet, prekën më shumë se 63 milionë njerëz në 26 provinca me 219 të vdekur dhe të zhdukur. Humbjet ekonomike tejkaluan 20 miliardë euro, 15.5% më shumë se një vit më parë.

Çfarë thuhet përtej kufirit

Megjithëse Kina përqendrohet në adresimin e shqetësimeve të brendshme, ideja e ndryshimit të modeleve të motit që mund të ndikojë në vendet e tjera ka ngritur shqetësime. Vendet fqinje kanë thënë se programi i Kinës ka potencialin për të zhvendosur musonet (erëra periodike), duke tërhequr potencialisht shira që duhet të kishin një adresë tjetër natyrore: jo vetëm ekonomia, por e gjithë jeta e Indisë, për shembull, bazohet në rregullsinë e musoneve të cilat, nëse ato do të ndryshonin, do të gjunjëzonte kombin e dytë më të populluar në botë, i cili kurrë nuk ka qenë në marrëdhënie të mira me Pekinin. Jo vetëm kaq: ka nga ata që madje shkojnë aq larg sa të imagjinojnë shkaktimin e një përmbytje në territorin e armikut para se një veprim ushtarak të ishte fatal.

Politika e jashtme ‘e shkruar në re’

Shkencëtarët dhe studiuesit në universitetet kryesore në vendet fqinje të Kinës kohët e fundit vunë në dukje nevojën për një koordinim adekuat të aktiviteteve të modifikimit të klimës midis kombeve sepse një “vacatio legis” (periudha ndërmjet shpalljes së legjislacionit dhe hyrjes së tij në fuqi) do të çonte lehtësisht në polemikë, mosmarrëveshje ligjore dhe pretendime të “vjedhjes së reve” midis rajoneve. Jo vetëm kaq: mund të ndodhë gjithashtu që një ngjarje e kushtëzuar e motit brenda kufijve të një vendi mund të ketë pasoja në vendin fqinj. Prandaj duhet një rregullore dhe rrjedhimisht një sistem kontrolli që garanton ligjshmërinë e punës, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve kombëtarë.