Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, për kryeministrin Edi Rama nxjerr në pah “pse-në” e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore.
Në një reagim në Twitter, Kryeministri shkruan se “14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”, thotë Rama.