Bota Madridi kritikon Londrën për vendosjen e një karantine të re

Madridi kritikon Londrën për vendosjen e një karantine të re

Madridi kritikon Londrën për vendosjen e një karantine të re

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kritikoi ashpër vendimin e Britanisë së Madhe për të vendosur në karantinë të gjithë udhëtarët që vijnë nga Spanja duke e gjykuar si të papërshtatshëm.

Në një intervistë të dhënë për televizionin privat “Telecinco”, ai argumentoi se vendet shumë të varura nga turistët britanikë si Ishujt Baleare, Kanarie dhe rajonet e Valencias dhe të Andaluzisë ishin destinacione të sigurta.

”Këto rajone kanë një incidencë të akumuluar të koronavirusit më të ulët se ajo e regjistruar aktualisht në Britaninë e Madhe, që do të thotë në terma epidemiologjik se këto destinacione janë në të vërtetë më të sigurta se Britania e Madhe”, shtoi ai.

Kryeministri argumentoi se shpërndarja e rasteve të kontaminimit në Spanjë ishte “e pabarabartë” pasi rreth dy të tretat e rasteve të reja janë regjistruar në dy rajone, Aragonë dhe Katalonja.

“Qeveria jonë është në diskutime me drejtuesit britanikë, në përpjekje për t’i bindur ata të rishqyrtojnë një masë e cila sipas mendimit tonë është e papërshtatshme”, deklaroi ai.

Vendimi i Britanisë së Madhe për të vendosur një karantinë për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Spanja pati efektin e një stuhie, pasi britanikët përbëjnë kontigjentin e parë të vizitorëve të huaj në Spanjë, me 18 milionë në 2019.