Analistët e njohur, kolegët gazetarët, kanë reaguar pas arrestimit të botuesit, Henri Çili.
Pas Alfred Lelës, Enkel Demit dhe Preç Zogajt, në studio të ndryshme televizive kanë reaguar edhe Arjan Çani, Lorenc Vangjeli e Karlo Bolino.
Lorenc Vangjeli e ka quajtur Çilin si djalë të jashtëzakonshëm dhe se duket që ka rënë në fatkeqësi. Ndërkohë që, Arjan Çani është shprehur se Henri Çili do shkonte vetë në polici, mjafton ta telefononin.
Sipas tij në përgjime ka dalë e gjithë dynjaja, ndërkohë që për analistin nuk ishte nevoja ta kapnin në befasi.
Reagimet
Arjan Çani: Gjithë dynjaja flet sot për Henri Çilin. Duhet thënë që Henri Çili është nga ata njerëz po ta merrnin në telefon dhe t’i thoshin ‘hajde se je i arrestuar’ ai do shkonte, nuk kish nevojë ta kapnin në befasi. Ka dalë gjithë dynjaja në përgjime.
Lorenc Vangjeli: Bëhet fjalë për një djalë të jashtëzakonshëm, botues, analist, duket se ka rënë në fatkeqësi.
Karlo Bolino: Po nga informacionet e para, nëse akuzat janë të vërtetuara, është një akuzë shumë e rëndë, është një pozicion shumë i rëndë i zotit Çili. Nëse nuk vërtetohet si akuzë është akoma më e rëndë se kjo tregon që policia ka vepruar shumë lehtë.
Ajo që është faktuar sipas policisë dhe prokurorisë është që ai mund të ketë marrë dy apartamente si shpërblim, tokë në Gjirokastër dhe 700 mijë euro që këta ia kanë premtuar nëse do të arrinte të zbuste dënimin.
Eni Vasili: “Henri eshte një koleg dhe bashkepuntor i çmuar dhe jam e prirur te besoj që ai vetë ndodhet në mes të një keqkuptimi të madh. Sigurisht akuzat janë të rēnda por me aq sa e njoh Henrin e kam të pamundur të besoj që ai është përfshirë në të tilla cështje dhe kam bindjen që ai nuk ka asnjë lidhje me to. Jam e prirur ti besoj deklaratës që ai vetë ka bërë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo që më bën pershtypje është që arrestimi i tij po marketohet si fryt i reformës në drejtësi. Kjo me duket qesharake dhe e nxituar. Nëse reforma është bërë për të arrestuar analistët mendoj se jemi larg asaj që të gjithe kemi shpresuar nga ky investim i madh. Henri Cili nuk është nje njeri me rrezikshmeri shoqërore, por nje njeri i fjales dhe akademizmit, ndaj mendoj që mund të hetohet edhe ne gjëndje të lire”