Aktualitet Arrestohen për prostitucion 3 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim 1 tjetër

Arrestohen për prostitucion 3 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim 1 tjetër

Foto ilustruese

Tri vajza janë vënë në pranga në Tiranë. Siç njoftoi policia, bëhet fjalë për dy vajza 20-vjeçare dhe një 23 vjeçare. Ato ishin të punësuara në një qendër masazhesh ku dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.

Në lidhje me këtë aksion policia thotë se ka shpallur në kërkim një 23-vjeçare tjetër dhe ka procedura në gjendje të lirë një 36-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.