Policia e Tiranës ka ekspozuar të gjitha armatimet dhe mjetet e tjera luftarake të zbuluara sot në një depo të fshehtë në Tiranë, në pronësi të Sokol Xhurës, i shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Kompleks”.
Një bilanc me armë të rëndë që e bën të duket me tepër si i një baze ushtarake, sesa i një magazine të fshehtë të një grupi kriminal.
Policia thotë se janë sekuestruar:
50 automatikë
1 pushkë të precizonit të lartë (snajper)
1 snajper draganoz
1 antitank
19 kundërajrorë,
3 mitralozë (2 të rëndë dhe 1 të lehtë)
Pajisje ushtarake
10 dylbi që përdoren për pushkët dhe snajperët
Dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm
24 predha antitank
1 arkë me lëndë eksplozive tritol
100 granata të ndryshme
6 kilogramë lëndë eksploziv C4
7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme
53 pushkë model 10
Pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit
Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.